Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Më në fund…”, Eros Grezda zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin: Më ndihmoi për tortën e dashura… si fë

20 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Më në fund…”, Eros Grezda zyrtarizon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Eros Grezda konfirmon lidhjen pasionante të dashurisë me modelen Oriola Marashi. Në një intervistë për “Top Channel”, teksa foli për futbollin dhe gëzimin që do të rinisë stërvitjen, ai pranoi lidhjen me Marashin teksa shtoi se tortën e famshme të ditëlindjes, ia kishte përgatitur ajo.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

Disa ditë më parë, Grezda festoi 25-vjetorin në karantinë. Ai ndau me miqtë në rrjetet sociale edhe fotot e tortës që u përgatit për të në mesnatë nga Marashi. Bukuroshja filmoi përgatitjen e tortës që kishte realizuar me dashuri, me mbishkrimin “Happy Birthday”. 

Oriola Marashi dhe Eros Grezda u përfolën për lidhjen e tyre, që kur u publikua një foto e tyre nga pushimet në Meksikë ku shfaqeshin dorë për dore. Që prej asaj kohe, fotot e shpërndara në rrjete sociale kanë treguar se ata janë bashkë, dhe po e kalojnë izolimin të dy. Madje futbollisti postoi dhe një foto në ashensor, ku dukej qartë portreti i modeles. Tashmë Eros e zyrtarizoi dhe dyshja janë bashkë të karantinuar në Kroaci! Lumturi!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eros grezda oriola marashi eros grezda oriola marashi

Sondazh

Poll