Art&Argëtim

Sherr mes Report Tv dhe Alban Musës e Suada Dacit, moderatorët: Na u shkel dinjiteti. Drejtuesit: Shkelët masat, na rrezikuat

20 Prill 2020, 10:32 Nga DOSJA
Sherr mes Report Tv dhe Alban Musës e Suada Dacit, moderatorët: Na u

TIRANË– Moderatoët e emisionit “Rreze Dielli” janë larguar në mënyrë të befasishme nga Report TV. Disa javë më parë u largua fillimisht Alban Musa, por duket se është ‘dorëzuar’ dhe moderatorja Suada Daci, duke zgjedhur gjithashtu të lerë në mes emisionin “Rreze Dielli” dhe të largohet nga Report Tv.

Ndërsa Alban Musa është shprehur se largimi i tij ka ardhur ‘si nevojë për të mbrojtur dinjitetin’ dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Pyetjes “Pse u largove nga Rreze Dielli?”, moderatori i është përgjigjur kështu: “Dhashë dorëheqjen për shkak të konflikteve me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë. Për Suada Dacin nuk do më marri malli se do e takoj sa herë të dua. Për mua më të rëndësishëm janë kolegët se sa Televizionet. Jeta është e gjatë…”.

Nga ana tjetër Suada Daci është shprehur se “puna i ishte kthyer në një detyrë shtëpie”.

“Kur një punë të kthehet në ‘detyrë shtëpie’, më mirë është të heqësh dorë prej saj. Dhe në të tilla raste është mirë t’u japësh kohë gjërave, por mbi të gjitha vetes. Bashkë do të dëgjohemi çdo ditë në radion kombëtare “Club Fm” ku bashkë me Enkel Demin do të vazhdojmë në “Makinë me dy timonë”. Dua të falenderoj me zemër të gjithë të gjithë të ftuarit e mi, të cilët pranuan të ishin pjesë e programit edhe pse nën një logo të vogël. Respekt maksimal për dy kolegët e zemrës Alban Musa dhe zonjën Vjollca, ka qenë kënaqësi puna me dy qytetarë’,- ka deklaruar ajo në një prononcim për Revista Who.

Por, një një kundërpërgjigje për moderatorët kanë ardhur përgjegjësit e Report Tv, të cilët shpjegojnë arsyet e këtij largimi të menjëhershëm të Alban Musës nga emisioni “Rreze Dielli”.

Sipas tyre, moderatori ka thyer rregullat bazë të higjienës, duke vënë në rrezik jetët e stafit të pranishëm në emision, por edhe gjithë televizionin.

Emisioni Rreze Dielli vazhdon edicionin me një prezantuese të re. Krah Zonjës Vjollca telespektatorët do të shohin tani çdo mëngjes në Report TV Katerina Trungun.

Po çfarë ka ndodhur me dy ish-moderatorët  e tjerë të emisionit të mëngjesit? Përgjegjësit e televizionit shpjegojnë se  Alban Musa është larguar për shkelje të rënda ndaj masave higjenike të vendosura në televizion pas shpërthimit të epidemisë së Covid 19. Që nga ditët e para të epidemisë Report TV vendosi rregulla sjelljeje sipas standarteve sanitare të aplikuara në të gjithë Europën, për të garantuar shëndetin e gazetarëve, kameramanëve dhe personelit që vazhdojnë punën në televizion (si ruajtja e distancës së sigurisë, përdorimi i maskave gjatë qëndrimit të redaksi, dizinfektimi i duarve). Thyerja e këtyre rregullave nga ana e Alban Musës vuri para rrezikut shëndetin e stafit të pranishëm në Rreze Dielli dhe të gjithë televizionit, shpjegojnë përgjegjësit e ReportTV.

Ndërsa moderatorja tjetër Suada Daci, të cilës iu dha mundësia të punonte për herë të parë para telekamerave, u zëvendësua me një profesioniste në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve. Daci largohet pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup. Të intervistuar nga disa media, Alban Musa dhe Suada Daci e kanë argumentuar largimin e tyre ndryshe: I pari e ka shpjeguar si: “nevojë për të mbrojtur dinjitetin”, e dyta: “se puna ishte kthyer në detyrë shtëpie”. Tani zbulohet se realiteti ishte komplet tjetër. Ndryshe nga media të tjera, ReportTV është impenjuar duke paguar plotësisht rrogat e personelit në këtë kohë krize dhe duke mos larguar askënd. “Por shëndeti i punonjësve dhe respektimi i profesionalizmit në gazetari, janë dy aspekte akoma dhe më shumë të rëndësishme në kohë të vështirë, prandaj secili duhet të jetë i përgjegjshëm që të kryejë mirë misionin e tij”, –kanë shpjeguar përgjegjësit e ReportTV.

R.L; F.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban musa moderatori report tv rreze dielli suada daci alban musa moderatori report tv rreze dielli suada daci

Sondazh

Poll