Aktualitet

20 Prill 2020, 09:26 Nga DOSJA

SHKODER– Tri rastet e konfirmuara me koronavirus në Shkdoër përfshijnë një shitëse në një furrë buke, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe një paciente që ndodhet në reaminacion.

Burime për Dosja.al sqaruan se janë marrë rreth 30 mostra të reja në spitalin Rajonal të Shkodrës të cilat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë. Monstra të tjera janë marrë edhe tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe tek familjarët e të infektuarve.  Ky është rasti i dytë në radhët e FNSH-së që infektohet me COVID-19 pasi edhe dje u zbulua një efektiv i prekur.

Në total, numri i të infektuarve në Shkodër ka shkuar në 99, ku 8 prej tyre janë personel shëndetësor.

Situata me COVID-19 në qarkun e Shkodrës është e rëndë, ku rreshtohet e dyta pas Tiranës që ka 253 raste. Vatra kryesore në këtë qytet, ishte në spital, ku disa pacientë me COVID-19 infektuan edhe infermierët duke zgjeruar rrjetin e të infektuarve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shkoder

Sondazh

Poll