Bota

“Do e kujtojnë njerëzit gjithmonë”, prindërit pagëzojnë fëmijën e tyre me emrin Dezinfektues, ndodh habia e

20 Prill 2020, 08:00 Nga DOSJA
“Do e kujtojnë njerëzit gjithmonë”, prindërit

INDI– Të lindësh në kohë koronavirusi, ekziston mundësia që të pagëzohesh me një emër vërtet të çuditshëm. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe një bebeje në Indi, prindërit e të cilit kanë vendosur që ta quajnë Dezinfektues.

Dhe kjo, ka ardhur si pasojë e situatës që globi po përjeton aktualisht dhe dezinfektantët janë një nga gjërat thelbësore, që ndodhet në tavolinën e çdokujt.

Prindërit u shprehën përKidspot se morën këtë vendim pasi dezinfektuesi ka aftësinë që të luftojë virusin.

“Sa herë që njerëzit të flasin për koronavirusin, do të kujtojnë se dezinfektuesi i shpëtoi”, tha babai Omvir Singh.

Më herët janë raportuar edhe emra të tjerë të çuditshëm për fëmijët që kanë lindur në këtë periudhë. Një shembull janë edhe binjakët Corona dhe Covid, të lindur, po në Indi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll