Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit i rikthehen protestës/ Kompania s’mban premtimin për rrogat, punonjësit: Ndihemi të zhgënjyer

Vetem 200 naftëtarë kanë marrë pagat, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është likuiduar me rrogën e prapambetur.
Featured image of article: Naftëtarët e Ballshit i rikthehen protestës/ Kompania s’mban premtimin për rrogat, punonjësit: Ndihemi të zhgënjyer Naftëtarët e Ballshit

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat që u premtoi kompania. Vetem 200 naftëtarë kanë marrë pagat, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është likuiduar me rrogën e prapambetur.

Ata shprehen se ndihen të zhgënyer nga kompania, pasi pak ditë më parë negociuan për të marrë pagat dhe pas kësaj ata pezulluan edhe grevën e urisë.

“Ndihemi të zhgënjyer nga kompania. Vetëm 200 naftëtarë kanë marrë rrogat”, shprehen protestuesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit prej dy javësh u futën në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment