Bota

COVID-19/ 165,074 viktima në të gjithë botën, mbi gjysmë milioni njerëz të infektuar në SHBA, virusi ‘humb fuqinë’

20 Prill 2020, 05:55 Nga DOSJA
COVID-19/ 165,074 viktima në të gjithë botën, mbi

167,929 viktima, 2,443,200 të infektuar dhe 640,249 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në të gjithë botën. Duke iu referuar të dhënave, në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 12 raste të reja me COVID, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 4,632.

Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 41.316 viktima dhe janë të infektuar  770,076  të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia. Në këtë shtet kanë humbur jetën 24.114 persona dhe 181.228 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  20.852 qytetarë. Sakaq, në Francë 19,718 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Edhe Gjermania është në luftë  me COVID-19, por në këtë shtet janë shënuar më pak viktima,  4,669.

 

Edhe në Ballkan virusi është përhapur gjerësisht. Numri i të infektarve rritet çdo ditë në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Një ditë më parë në Kosovë reazultuan të infektuar 51 persona të tjerë dhe në total janë prekur 561 persona. Në vendin tonë janë aktualisht të infektuar 584 persona dhe janë shënuar 26 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2020, 18:38

TIRANË- Krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar sot jetë në moshën 95-vjeçare. Ai është një nga regjisorët më të mirë të ...