Trump tregon situatën: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA
19 Prill 2020, 20:56Nga DOSJA
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se koronavirusi ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti njoftoi se disa shtete do të fillojnë të rihapen, ndërkohë që prostestuesit dolën nëpër rrugë duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve, të cilat ata thane se janë tepër të rrepta.
Presidenti Trump tha në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, se ka shenja të mira se virusi ka arritur kulmin.
“Shtetet e Bashkuara ka pasur rezultate jashtëzakonisht më pozitive se çdo vend tjetër me përjashtim ndoshta të Gjermanisë dhe mendoj se ne jemi në të njëjtin nivel, jemi më mirë”, tha ai.
Zoti Trump tha se disa guvernatorë nga të dyja partitë do të fillojnë të rihapin gradualisht shtetet e tyre.
“Teksasi dhe Vermonti do të lejojnë hapjen e disa bizneseve të hënën, por duke i ruajtur masat për distancën e nevojshme fizike”, tha ai.
Presidenti do që shtetet të lehtësojnë kufizimet që kanë si synim të kontrollojnë përhapjen e koronavirusit, megjithëse ekspertët kanë paralajmëruar se një rihapje e nxituar mund të sjellë pasoja katastrofike.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur qytetarë në disa shtete amerikane, protestuan duke kërkuat zbutjen e masave të rrepta për koronavirusin.
Qindra vetë u mblodhën në Austin, në Kapitolin e shtetit të Teksasit, megjithëse guvernatori i shtetit ka thënë se lehtësimi do të fillojë këtë javë. Protestues u mblodhën edhe në Indiana ku guvernatori tha se do të shtyhen deri në 1 maj masat e kufizimit. Pamje të ngjashme u panë edhe në shtete të tjera.
Presidenti Trump u ka dalë në mbrojtje atyre duke thënë se po shprehin pikëpamjet e tyre. Ai paraqiti këtë javë një udhërrëfyes me tre faza për lehtësimin e kufizimeve, duke filluar me shtetet që kanë pasur rënie të rasteve me koronavirus.
TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Lajmi është bërë publik nga vetë Pre...
KOSOVË- IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 51 raste me COVID-19 në Kosovë. Tashmë numri total i të prekurve ka koron...
TIRANË– Koronvirusi mund të jetojë dhe në ujë. Ky është studimi i fundit që është bërë publik në Francë, pasi është zbuluar se nga 25 pikat e grumbul...
ANGLI– Modelja e njohur, Victoria Beckham, ditët e fundit është kritikuar shumë nga ndjekësit e saj. Ajo zotëron një dyqan me veshje të shtrenjta në Angli...
Bota19 Prill 2020, 18:38
TIRANË- Krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar sot jetë në moshën 95-vjeçare. Ai është një nga regjisorët më të mirë të ...
KOSOVË- I dërguari special i Presidentit Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka kërkuar sot heqjen e taksës d...
KINË– Akuzat për Kinën nisën që në janar të 2020 kur shifrat e të vdekurëve po bëheshin të frikshme, ndërkohë që qeveria komunitse nuk pranonte ndihmën e S...
SHBA– Dhjetëra të famshëm dhe muzikantë, duke përfshirë Lady Gaga, Stevie Wonder dhe Rolling Stones, morën pjesë në shfaqjen 8-orëshe të quajtur “On...
ITALI- Shifrat e 24 orëve të fundit të COVID-19 në Itali, janë optimiste. Sipas Emergjencave Civile në Itali bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur je...
ITALI– Në fillim të këtij muaji, pati një kortezh funerali në qytetin sicilian të Messinas, në kundërshtim me një bllokim mbarëkombëtar në Itali. Nuk isht...