Bota

Sulm me armë në Kanada, humbin jetën të paktën 16 persona, vritet edhe agresori 51-vjeçar

20 Prill 2020, 05:29 Nga DOSJA
Sulm me armë në Kanada, humbin jetën të paktën 16

Kanada- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Kanada, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj tyre. Policia kanadeze bën me dije ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e vogël Portapique, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Gabriel Wortman, qëlloi me armë zjarri ndaj qytetarëve. Autori u vra nga Policia gjatë sulmit ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Chris Leather, kryeinspektori i Policisë në Nova Scotia, deklaroi se është shumë herët për të përcaktuar një motiv për ngjarjen. Ai tha se viktimat nuk kanë pasur njohje me  Wortman-in.

Mes viktimave është edhe një oficere policie, ndërsa një tjetër është plagosur. Mediet vendase shkruajnë se  oficerja që humbi jetën është Constable Heidi Stevenson, nënë e dy fëmijëve.

 

Burimi: Washington Post

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 16 të vrarë në kanada sulm me armë në kanada 16 të vrarë në kanada sulm me armë në kanada

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2020, 18:38

TIRANË- Krijuesi dhe regjisori i “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ka ndërruar sot jetë në moshën 95-vjeçare. Ai është një nga regjisorët më të mirë të ...