Bota

“Hapni Michiganin!” Qytetarët bllokuan rrugën në protestën kundër guvernatores Whitmer, për masat e Covid-19

19 Prill 2020, 11:36 Nga DOSJA
“Hapni Michiganin!” Qytetarët bllokuan rrugën në

MICHIGAN– Mijëra demonstrues të Michiganit, të mërkurën dolën për të protestuar ndaj urdhrit kufizues të qëndrimit në shtëpi si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët  bllokuan rrugët me makinat e tyre, por injoruan rregullin e organizatorëve të cilët iu thanë të qëndronin brenda automjeteve të tyre.

Protesta e quajtur “Operation Gridlock”  u organizua nga Koalicioni Konservator i Michigan dhe Fondi Michigan Freedom, një grup konservator i lidhur me familjen DeVos.  Protestuesit u inkurajuan që të mblidhenin në grupe të mëdha me makina dhe të bllokonin trafikun.  Organizatorët shkruan në Facebook: Mos parkoni dhe ecni,  qëndroni në automjetet tuaja!

Shumë prej trye e injoruan kërkesën. Demonstruesit dolën nga automjetet dhe u panë në këmbë duke tundur flamujt amerikanë. Protestuesit dëgjoheshin duke brohoritur: “Hapni Michiganin!

Në një moment u dëgjua një thirrje:  Bllokojeni lart.

 “Ne mund ta përfundojmë këtë tubim dhe të qëndrojmë brenda udhëzimeve për distancën sociale. Qytetarët janë sinqerisht të lodhur duke u trajtuar si bebe. Si të rritur, ne tani e dimë se çfarë duhet të bëhet për të qëndruar të sigurt.“- tha Marian Sheridan, një bashkëthemeluese e Koalicionit Konservator të Michigan, në një deklaratë përpara tubimit.

Duke folur për bashkëpunëtorin e NBC-së ËOOD të Grand Rapids, një grua që po ndiqte protestën sugjeroi se nuk i besonte plotësisht rekomandimeve për distancimin shoqëror që bëhen nga “të ashtuquajturit shkencëtarë” si Dr. Anthony Fauci, duke shtuar se ajo beson fuqimisht në “imunitetin e tufës.”

Tom Norton, një republikan amerikan tha për  WOOD se kurimi është më i keq se sëmundja, duke treguar ndikimin e mbylljeve në bizneset e vogla dhe potencialin e rritjes së niveleve të depresionit dhe vetëvrasjes.

Faqja e organizatorëve në Facebook u mbush me mijëra komente, ku kishte komente mbështetëse dhe komente që ishin kundër protestës.

“A mundet që njerëzit të qëndrojnë në makinat e tyre dhe nëse dalin jashtë, të mbajnë maska ​​dhe të respektojnë distancën sociale?- tha përmes një postimi një  përdorues në Facebook.

Në konferencën e saj për shtyp të mërkurën guvernatorja e  Michiganit, Gretchen Whitmer iu drejtua drejtpërdrejt protestuesve duke thënë se ajo e kupton “zhgënjimin” e tyre dhe është në rregull me njerëzit që janë të zemëruar me të. Por ajo përmendi punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe ata që kanë humbur të dashurit nga virusi dhe tha që ata që protestojnë duhet të kuptojnë se sa  lehtë sëmundja mund të përhapet.

 “Unë i respektoj mendimet tuaja. Unë thjesht ju bëj thirrje, mos e rrezikoni veten dhe mos i rrezikoni të tjerët.”- tha Whitmer.

Burimi: nbcnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gretchen whitmer koronavirusi ne shba protestat ne michigan gretchen whitmer koronavirusi ne shba protestat ne michigan

Sondazh

Poll