Bota

Karantina frymëzon artistët e rinj shqiptarë në botë, sjellin së bashku këngën e njohur arbëreshe “Lule, lule” (Vid

19 Prill 2020, 10:57 Nga DOSJA
Karantina frymëzon artistët e rinj shqiptarë në botë,

TIRANË– Ditët e karantinës kanë frymëzuar artistët shqiptarë dhe shumë prej tyre nga e gjithë bota kanë sjellë versione të ndryshme të këngëve.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një grup të rinjsh prej vende të ndryshme të botës kanë bashkëpunuar për të sjellë këngën e njohur arbëreshe “Lule, lule”.

Artistët e rinj nga SHBA-ja, Belgjika, Kina, Kili, Armenia, Gjermania, Brazili, Italia dhe Shqipëria kanë punuar për 4 javë për të sjellë si dhuratë për festën e Pashkëve këtë këngë.

Nisma është ndërmarrë nga dy të rinj arbëreshë, Francesco dhe Francesca Manoccio, të cilët kontaktuan në distancë dhe punuan hap pas hapi për realizimin e këtij himni të dashurisë.

Kënga “Lule, lule”, pothuajse 600 vite e vjetër vijon të këndohet edhe sot në të gjitha katundet arbëreshe. Ajo është krijuar nga Arbëreshët e Italisë, të cilët janë larguar nga Shqipëria gjatë pushtimit osman në shekullin XV.

Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima.  Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora artistët e rinj shqiptarë koronavirusi ne bote artistët e rinj shqiptarë koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll