Politike

Në burg 3 nga protestuesit/ Braimllari: Vendim për t’i trembur, Balliu: Do t’i kthehemi me të njëjtën dhunë Ramës

24 Mars 2019, 15:00 Nga DOSJA
Në burg 3 nga protestuesit/ Braimllari: Vendim për t’i trembur,

TIRANË- Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë kundërshtuar, vendimin e Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në burg, tre nga protestuesit e opozitës të arrestuar në protestën e 21 marsit para parlamentit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i pranishëm në Gjykatë ku u dha masa e sigurisë për gjashtë të arrestuarit nga protesta e 21 marsit e opozitës, tre prej të cilëve u lanë në burg, ka thënë se është e qartë se ky është një gjykim politik.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari e quajti vendimin e gjykatës, një gjykim politik, ndërsa paralajmëroi se të enjten do të protestohet sërish, kur të mbahet seancë plenare.

Edi Rama sot bën një gjyq politik për të trembur banorët e Unazës së Re, për të trembur protestuesit, por të jeni të bindur që ditën e enjte, por dhe në protestat e tjera shumë herë më shumë protestues do të jenë në shesh sepse janë të bindur në rrugën e tyre. Tanimë për Shqipërinë nuk ka më kthim pas, duhet të largohet Edi Rama dhe kjo qeveri mafioze që të çlirohen shqiptarët. Kjo është e qartë për të gjithë.

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari

Ndërsa, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha për mediat se u mbajt në qeli Dorian Protoduari, të cilin kjo parti e ka përndjekur me vite të tëra.

Dhjetra të pushkatuar janë nga familja Protoduari, nga etërit e këtij që drejton dhe këtyre që drejtojnë sot. Por te jeni mëse të sigurtë se nga sot ne do t’i përgjigjemi atij me të njëjtën dhunë që ky po përdor ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3 protestues ne burg endrit braimllari gjykata e tiranes klevis balliu 3 protestues ne burg endrit braimllari gjykata e tiranes klevis balliu

Sondazh

Poll