Aktualitet

39 të shëruar nga personeli shëndetësor, Rama ndan lajmin e mirë: Shërohet 1 mjek dhe 2 infermiere nga Tirana

19 Prill 2020, 07:09 Nga DOSJA
39 të shëruar nga personeli shëndetësor, Rama ndan lajmin e

TIRANË– Kryeministri Rama ka ndarë një lajm të mirë, duke njoftuar se 1 mjek dhe 2 infermiere janë shëruar nga koronavirusi. 

Kreu i qeverisë, bën me dije se në total janë 39 persona pjesë e personelit shëndetësor të shëruar, duke e çuar totalin në 302 qytetarë e kanë fituar betejë me COVID 19.

“Lajm i mirë 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë jepni konfirmime të konfirmuara në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 për të kërkuar në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i të personelit të shërbimit. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë,“-shkruan Rama. 

Ndërkohë, Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur dhe 302 persona e kanë fituar luftën me këtë virus.

Harta e 9 rasteve të reja të shënuara brenda 24 orëve të fundit, është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll