Aktualitet

‘Kanë qëllime ushtarake e shkencore’/ Qielli i Kosovës mbulohet me satelitët e kompanisë amerikane

19 Prill 2020, 06:38 Nga DOSJA
‘Kanë qëllime ushtarake e shkencore’/ Qielli i

KOSOVË– Ditët e fundit qytetarët po vënë re në qiell shumë objekte të paidentifikuara, të cilat Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës i lidh me satelitët e “Space X-it”.

Përmes një postimi në Facebook ka sqaruar vendndodhjen e satelitëve teksa ka bërë të ditur se ‘Starlink’ është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor.

“Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese. Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000. 12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…”, ka shpjeguar ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 'starlink' kosove 'starlink' kosove

Sondazh

Poll