Shqipëria në ‘karantinë’, rrugët e Tiranës, Durrësit e Elbasanit mbushen nga nënat me fëmijë, Rama: Sa bukur!
19 Prill 2020, 05:31Nga DOSJA
SHQIPËRI– Që prej orës 17:30 të të premtes, qytetarët janë mbyllur në shtëpi dhe mund të dalin sërish nga ora 05:00 e të hënës. Ditën e djeshme, pas gati 40 ditëve karantinë të moshuarit u lejuan të dilnin nga shtëpia deri në orën 11:00 të paraditës, ndërsa sot rrugët bosh i kanë shijuar nënat me fëmijët.
Të shoqëruar nga nënat e tyre, me biçikletë dhe lojra të tjera në duar, fëmijët shijuan lirinë deri në orën 11:00. Foto të ‘pushtimit’ të rrugëve nga fëmijët, ka postuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka hedhur idenë e fundjavave pa makina në kryeqytet.
Shembullin e Tiranës, e kanë ndjekur edhe qytete të tjera si Elbasani, Durrësi apo dhe Korça, të cilët gjithashtu shfrytëzuan rrugët bosh. Mirëpo ka pasur edhe ‘mama rebele’, të cilat kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të shkuar në kishë dhe për të ndezur qiri.
Nga e hëna, në kuadër të lirimit të masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qytetarët do të mund të lëvizin edhe me automjetet e tyre personale.
Bëhet fjalë për ata që shkojnë në punë me automjetin e tyre privat, të cilët do të duhet që ta marrin leje në aplikacionin e-albania. Leja për automjetet vlen vetëm për fashën orare 05:00-08:00 dhe 16:00-17:30.
Ndërsa ata që punojnë me turne, do të duhet të futen në kategorinë punë me turne dhe të caktojnë orën fikse se kur shkojnë apo se kur kthehen nga puna. Autorizimet janë vetëm për ata që bëjën rrugën shtëpi-punë-shtëpi. Të gjithë të tjerët do të kenë pasoja penale e ligjore.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Vijon beteja me koronavirusin në vend. 562 persona janë infektuar nga pandemia e COVID-19, nga të cilët 26 prej tyre kanë humbur betejën me koron...
TIRANË– Fatjona Rrasa ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi të Përgjithshme dhe ka punuar për 6 vite si Mjeke Familje në qytetin e Durrësit. &Cc...
TIRANË– Disa qytetarë të zonës së Astirit, në Tiranë kanë nisur të hedhin valle, pa u shqetësuar fare se rreth tyre ka polici. Në një video të publikuar ng...
TIRANË– Primo Shllaku, vëllai i Bruno Shllakut, që u shtrua në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale, shprehet se nuk e takon dot të vëllanë. Në një prononc...
SHQIPËRI– 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli janë riatdhesuar ditën e sotme. Mësohet se shqiptarët kanë zbritur në Rinas dhe më pas jan...
TIRANË– Ambasada Amerikane ka dhuruar pothuajse 800.000 dollarë për rikonstruktimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës në vend, që u dëmtuan nga ...
HOLLANDË– Tre shqiptarë dhe një turk janë vënë në pranga një ditë më parë nga policia e Roterdamit, pasi janë kapur me 1459 kg kokainë të pastër. Mediat lo...
TIRANË– Aktori Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme. Mësohet se Shllaku, ndodhet në reanimacion në QSUT...