Aktualitet

COVID-19/ 562 persona të infektuar dhe 26 viktima në Shqipëri, MSH: Raste të reja në Tiranë, Shkodër dhe nga fasoneria e

19 Prill 2020, 05:21 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vijon beteja me koronavirusin në vend. 562 persona janë infektuar nga pandemia e COVID-19, nga të cilët 26 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Nga 14 rastet e reja në vend, 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, duke e riaktivizuar vatrën në këtë qytet pasi disa ditësh pa të infektuar. Mësohet se të infektuarit në Shkodër, janë një infermier në repartin e reanimacionit dhe i infektuari tjetër është një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar, ndërkohë tamponi u është bërë edhe kolegëve që kanë pasur kontakt me të por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Dosja.al ka mësuar se 7 rastet e reja me koronavirus në Krujë kanë lidhje me fasonerinë e mbyllur dy ditë më parë. Të infektuarit e rinj janë të të njëjtës fabrikë, ku u shfaqën edhe rastet e mëparshme.  Gjashtë prej tyre janë femra ndërsa vetëm një është mashkull i moshës 65-vjeçare. Gjithashtu mësohet se 4 prej tyre jetojnë në zona rurale, dhe 3 jetojnë në qytet. 

Por ka edhe lajme të mira. 314 persona janë shëruar, ndërsa në spitalet COVID po marrin aktualisht shërbim 34 pacientë. Shumica prej tyre po trajtohet në spitalin Infektiv ose ndryshe ‘Covid 1’, ndërsa të tjerët janë shtruar tek “Shefqet Ndroqi” ose siç quhet ndryshe ‘Covid 2’. Nesër pritet të nisë hetimi inteligjent për të izoluar  vatrat e pandemisë.

Në Infektiv, 6 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa nga 8 të shtruarit “Shefqet Ndroqi”, 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve qeveria ka vendosur edhe lirimin e masave të marra për parandalimin e pandemisë, duke bërë që pak nga pak qytetarët t’i rikthehen jetës normale.

Megjithatë kanë bërë thirrje për kujdes pasi ekziston rreziku i një vale të dytë shpërthimi, prandaj ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskave dhe dorezave në ambientet e mbyllura.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll