Aktualitet

Dëmtimi i monumenteve të kulturës nga tërmeti i 26 nëntorit, SHBA-të dhurojnë pothuajse 800 mijë dollarë për rimëkëm

18 Prill 2020, 18:54 Nga DOSJA
Dëmtimi i monumenteve të kulturës nga tërmeti i 26

TIRANË– Ambasada Amerikane ka dhuruar pothuajse 800.000 dollarë për rikonstruktimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës në vend, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, teksa ka publikuar edhe fotot e disa prej monumenteve të kulturës, ambasada e SHBA-ve bën me dije se paratë do të shkojnë për rimëkëmbjen e të paktën tre monementeve të rëndësishme të kulturës, Krujës, Durrësit dhe Prezës, që mbetën të dëmtuara nga tërmeti i fortë, që la pas 51 vikima.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur monumentet dhe parqet arkeologjike, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumentet të rëndësishme të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. #SHBAQendronKrahShqiperise #AFCP”- shkruhet në status krah fotove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shba dhuron 800 mije dollare per monumentet e kultures tragjedia e 26 nentorit 2019 shba dhuron 800 mije dollare per monumentet e kultures tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 16:26

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...