Aktualitet

“Jam rritur si jetim”, qytetarët ja marrin valles në sy të policisë në Tiranë, asnjë lëvizje nga efektivët

18 Prill 2020, 19:52 Nga DOSJA
“Jam rritur si jetim”, qytetarët ja marrin valles në sy

TIRANË– Disa qytetarë të zonës së Astirit, në Tiranë kanë nisur të hedhin valle, pa u shqetësuar fare se rreth tyre ka polici. Në një video të publikuar nga Syri.net, shihet se si qytetarët kërcejnë, ndërkohë që në sfond dëgjohen fjalët e një këngë popullore “Se jam rritur o si jetim….”.

Dhjetëra qytetarë të tjera kanë lënë banesat duke u ngjitur në taraca, ndërkohë që nga ana e efektivëve s;ka patur asnjë masë të marrë.

Prej 40 ditësh, Shqipëria është futur në karantinë dhe në izolim total, ndërkohë që nga ana e efektivëve, raportohen çdo ditë gjobat e vëna. Siç duket as këto masa të rrepta, nuk i kanë trembur qytetarët e Astirit që të mbajnë koncert në lagjen e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret kercejne ne tirane tirane qytetaret kercejne ne tirane tirane

Sondazh

Poll