Aktualitet

Shkatërrohet grupi i kontrabandës në Roterdam, po prisnin 120 milion euro kokainë të pastër nga Brazili, ‘truri’ ësht

18 Prill 2020, 18:26 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi i kontrabandës në Roterdam, po prisnin 120

HOLLANDË– Tre shqiptarë dhe një turk janë vënë në pranga një ditë më parë nga policia e Roterdamit, pasi janë kapur me 1459 kg kokainë të pastër. Mediat lokale shkruajnë se bëhet fjalë për një 43-vjeçar nga Lushnja, një 33-vjeçar nga Peja, një 35-vjeçar nga fshati Mirushë në Kosovë dhe nje 32-vjeçar nga Franca.

Grupi me tre shqiptarë dhe një francez është kapur në qytetin Best, pasi po prisnin të tërhiqnin dy konteinerët e sapo ardhur nga Porti de Santos në Brazil, me 1459 kg kokainë brenda.

Vlera e drogës nëse do të dilte në treg do të kapte 120 milion euro. Droga do të nxirrej ngakontejnerët duke përdoruru metodën “Rip Off”, pa dijeninë e firmës pritëse, por kjo gjë u ndalua nga efektivët.

Policia dyshon se 43-vjeçari nga Lushnja është truri i kësaj bande, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roterdam shkaterrohet grupi i droges ne roterdam roterdam shkaterrohet grupi i droges ne roterdam

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 16:26

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...