Aktualitet

“Ta zbërthejnë izraelitët”, Klodiana Lala tregon si mund të rikuperohet celulari që theu Orges Bilbili

18 Prill 2020, 17:46 Nga DOSJA
“Ta zbërthejnë izraelitët”, Klodiana Lala tregon si

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se celulari i Orges Bilbili mudn të rikuperohet vetëm në Izrael. E ftuar në studion e “Kjo Javë”, Lala tha se me Bilbilin duhet të përsëritet e njëjta skemë që u bë pas vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj me shokun e tij Eljo Hato.

Pikërisht, celulari i Martinajt, i markës ‘iphone X’ që përmbante 73,588 të dhëna u zbërthye në Izrael dhe sipas gazetares Klodiana Lala, e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me celularin e Bilbilit.

Në fakt telefoni nuk është arritur të rikuperohet. Unë nuk e di ç’do të bëjnë në ditët e ardhshme ekspertët kriminalistë dhe ata që merren me çështjet e kibernetikës. Unë mendoj që në rastin konkret, ashtu si polici dhe Prokuroria ka vepruar për ngjarje të tjera të rënda, si në rastin e ngjarjes së ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, telefoni i tij celular u dërgua në Izrael dhe u ekspertua. Edhe në rastin konkret, duke qenë se Orges Bilbili ka lidhje shumë të forta me bosë të krimit të organizuar, duke qenë se ai është përfshirë në ngjarje shumë të rrezikshme kriminale, në atë telefon janë mesazhe, kontakte, janë të dhëna që  mund t’i shërbejnë policisë shqiptare dhe Prokurorisë që të hidhet dritë mbi ngjarje të rënda kriminale. Për këtë arsye do të duhej që ai telefon me çdo kusht të rikuperohet. Sot vëmendja është e fokusuar në shëndetin e nejrëzve, por Prokuroria shqiptarë duhet të marrin patjetër të dhanët e këtij celulari. Sepse polici ka treguar që ka tentuar ta ndalojë Bilbilin që të thyejë telefonin. Por ai edhe pse i plagosur dhe i prangosur, ka arritur ta thyej telefonin. Dihet të Orges Bilbili nuk është i rastësishëm në botën e krimit, ai është i përfshirë në shumë ngjarje,”– tregon gazetarja.

Në minutën e 07:00

Orges Bilbili u vu në pranga mesditën e 10 prillit. Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë u plagos edhe një grua aksidentalisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis martinaj orges bilbili ervis martinaj orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 16:26

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...