Aktualitet

Botohet në fletoren zyrtare vendimi për faljen e gjobave, kthimin e patentave dhe mjetet, Rama urdhëron titullarët e institu

18 Prill 2020, 18:10 Nga DOSJA
Botohet në fletoren zyrtare vendimi për faljen e gjobave, kthimin e

TIRANË– Është botuar në Fletoren Zyrtare akti normativ i Qeverisë që fal gjobat dhe kthen patentat e marra për 3 vitet e fundit si dhe makinat e bllokuara për shkak të shkeljeve të bëra gjatë këtyre javëve kur vendi ka qenë në izolim. Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë në akt theksohet se do të angazhohen të gjithë titullarët e institucioneve përkatëse për të kthyer në llogarinë e qytetarëve paratë që u janë marrë për gjobat e vënë, të cilat janë paguar. Në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe për mjetet apo, gjobat e vëna ndaj bizneseve.

Në aktin normativ shkruhet si më poshtë:

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID – 19. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues,  të  vendosura  nga  autoritetet  shtetërore përkatëse,  për  shkeljen  e  rregullave  apo të akteve ligjore  e  nënligjore  të  nxjerra  në  kuadër  të  masave të   ndërmarra   për   parandalimin   dhe   luftimin   e infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19,   duke filluar    nga    momenti    i    konstatimit    të    kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Neni2

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

Neni 3

Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara,në zbatim të masave administrative

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky  akt  normativ  hyn  në fuqi  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Lajmin e mirë për faljen e gjobave dhe kthimin e mejteve e bëri me dije kryeministri Edi Rama, një ditë më parë. Ai u shpreh se  mjetet e patentat do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse u duhet një shans i dyte atyre që nxituan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama falja e gjobave plani i masave per covid-19 edi rama falja e gjobave plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 16:26

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...