Nuk do as bukë as para, Fiqiriu që dikur punonte në minierë kërkon vetëm pampersa për bashkëshorten e paralizuar: Nuk ma
18 Prill 2020, 17:08Nga DOSJA
KËRRABË– Nuk do as buke as para, Fiqiriu kerkon vetem pampersa per bashkeshorten e paralizuar Pavarësisht blerimit të natyrës, e shpërthimit të luleve, në disa shtëpi pranvera nuk hyn kurrë. E tillë është edhe banesa e Fiqiriut dhe Rukies, të dy dikur punonjës së minierës në Kërrabë.
Jeta nuk i ka gëzuar me trashëgimtarë. Fiqiriu thotë se kanë 40 vite martesë dhe nuk kanë fëmijë. Por kjo nuk është fatkeqësia e vetme e tyre. Ai tregon: Kam punu në minierën e Kërrabës 12 vjet e një 11 muaj, m’i kanë humb vitet e punës. Nuk ka qytetar të kësaj republike në moshën time, 76-vjeçare që mos mori një pension.
Fiqirut tregon se jo vetëm nuk mori pension pleqërie, as pagesë si ish-i përndjekur, por nuk i japin as pension kujdestarie për Rukien. “Të paktën të më japin 109 mijë lekë, se unë e laj, e shpëlaj si fëmijë edhe kjo osh e paralizime. Nuk ma japin gjallë në botë. Këto do ma japin kur ta çoj nusen kë varri, atje ke veni, atëherë do më japin kujdestarinë”, shton ai.
Ndërsa Rukia vetë thotë se “duhet të jesh shtrirë fare, sa të marrësh frymë, atëherë do ta japin kujdestarinë.” Të dy të moshuarit jetojnë vetëm me pensionin e Rukies, e cila ka disa sëmundje e një sirtar plot me ilaçe.
Apartamenti i tyre është në katin e fundit një ndërtese të vjetër,dhe tërmeti i fundit ju ka dëmtuar tavanin i cili tashmë fut ujë. Fiqiriu tregon më tej për problemet e tyre: Unë me mor një taksi këtu, më shko 20 mijë lekë të shkume edhe 20 të ardhme. Ku ta çoj nusen nëpër spitale. Ne kemi met në pik të hallit.
Ndërsa Rukia tregon më tej:
“Po në të tjerët si t’ia bëjmë hallit. Unë e shkreta kush e di si shkojnë veshkat e mia. Jam e detyruar të bëj çdo dy muaj analiza që të marr ilaçe . Se kur dola nga spitali kisha ilaçe, ato i mbarova.” Të gjitha sëmundjet e sotme, ajo ja faturon punës së saj në minierë. “Kam punuar 15 vjet në torno dhe 11 vjet në acidra, bateriste”, shton ajo.
Pavarësisht të gjithave, sot Fiqiriu nuk kërkon as bukë, as para.
“Nuk du as pension, asgjë. Vetëm këto pampersat. Në paçit mundësi me na ndihmu, që me nai pru për zonjën. Unë e ndërroj katër herë kjo ka 10 copë. Këto me i ble nëpër farmaci, një pako është 10 mijë lekë. Vetëm pampersat në muaj mua më shkojnë 60-70 mijë lekë. Vetëm pampersat. Po kaq edhe ilaçet. Edhe me ça do hamë e me ça do jetojmë? Po boftë hajër kjo komunë këtu që na ka pa me naj ushqim…”
Në kohë virusi, por edhe përpara tij, Fiqiriu nuk largohet nga shtëpia, pasi nuk mund të lërë gruan. Ballkoni i tij, është ajrosja e vetme.
TIRANË– Është zbardhur raporti i plotë i dëshmive të dy efektivëve të forcave Shqiponja, të cilët luftuan me Orges Bilbilin pranë sheshit ‘Shtrauz” në...
Aktualitet18 Prill 2020, 16:26
ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...
ITALI– Numri i viktimave në Itali për shkak të Covid-19, sa vjen e ulet. mediat vendase raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 482 viktima në...
TIRANË– Minsitria e Shëndetësisë ka mohuar që 69-vjeçari i vdekur pasditen e sotme në Infektiv, të ketë ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Në një ...
TIRANË -Një dasmë me mbi 400 të ftuar, mes miqsh dhe të afërmit, me oborrin e shtëpisë që do të gumëzhinte për disa ditë, djegien e shamisë së beqarit apo ...
TIRANË– Një tjetër pacient me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një 69-vjeçar, që pak ditë më parë isht...
TEPELENË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku disa persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në f...
TIRANË– Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i tra...
TIRANË– Pamjet që shikoni vijnë nga laboratori brenda QSUT-së ku nga e hëna fillojnë testet seriologjike për personelin shëndetësor të QSUT-së. Ky lloj te...