Sport

“Futbolli ynë 100 tifozë për ndeshje ka, stërvitjet më të sigurta se një dyqan”

17 Prill 2020, 18:25 Nga DOSJA
“Futbolli ynë 100 tifozë për ndeshje ka, stërvitjet

Redi Jupi, ish-lojtar i kombëtares shqiptare dhe trajner me përvojë, ka folur në Superport mbi gjendjen aktuale të futbollit shqiptar në kushtet e koronavirusit.

Ish-trajneri i Shqipërisë U21 u ka sugjeruar autoriteteve, që t’i lejojnë skuadrat të stërviten, sepse nuk janë aktivitete të rrezikshme për shëndetin. “Futbolli është futur te fasha e tretë, me rrezikshmëri të lartë. Mendoj se autoritetet e kanë gabim. Ne nuk jemi si dyqan, që ngre grilën dhe vazhdon puna normalisht. Na duhet një muaj të jemi gati për të arritur te ndeshjet”.

“Hapja e dyqaneve sjell më shumë risk se një seancë stërvitore. Duhet ndarë stërvitja dhe ndeshjet. Edhe ndeshjet janë të kategorizuara, pasi në derbi kemi 20 mijë vetë dhe në ndeshje të tjera 100 vetë. Duhet të futet stërvitja te fasha e parë. Nuk bëhet fjalë për 10 skuadra, por për shumë fëmijë që stërviten”, ka deklaruar Jupi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata koronavirus redi jupi deklarata koronavirus redi jupi

Sondazh

Poll