Aktualitet

Preket nga COVID-19 një tjetër person në Fier, i afërm i 3 pacientëve që rezultuan të infektuar 2 ditë më parë

18 Prill 2020, 07:49 Nga DOSJA
Preket nga COVID-19 një tjetër person në Fier, i afërm i 3

Fier– Rritet numri i të infektuarve në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person tjetër është prekur nga COVID-19, duke shkuar kështu në 36 numri i të infektuarve në këtë qytet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti më i fundit është i afërm i 3 pacientëve, që rezultuan të infektuar dy ditë më parë. Po kështu të gjithë personat e kontaktit dhe familjarët e tij janë futur në karantinë.

 

Ndërkohë, në vendin tonë janë prekur nga COVID-19 539 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 283 qytetarë janë shëruar. Akualisht në spitalet COVID ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi masat lehtësuese për COVID-19, ku ndër të tjera tha se do të falen gjobat për shkelësit e karantinës. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi koronaviri në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll