Aktualitet

‘Nuk lahesh dot se je shumë pis!’/ Kush është ish-gjykatësi Arben Vrioni, si e liroi para kohe nga burgu Lul Berishës,

17 Prill 2020, 20:00 Nga DOSJA
‘Nuk lahesh dot se je shumë pis!’/ Kush është

ELBASAN– Mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit i është vënë flaka dy makinave të ish-gjyqtarit Arben Vrioni, i cili është shkarkuar nga Vettingu. Ai u shkarkua nga posti i Apelit të Durrësit në 22 nëntor të vitit të shkuar, pasi nuk justifikonte 85 mijë dollarë.

Gjatë gjithë procesit, Vrioni tentoi që të shtynte hetimin në tre shtylla të figurës së tij, me pretendimin se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Megjithatë procesi vijoi edhe pa pjesëmarrjen e tij, duke sjellë edhe largimin e tij nga detyra. Emri i tij ka qënë i lakuar bashkë me atë të shumë personave të njohura të botës së krimit në vend.

Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, pesë vite para afatit. Vendimi i marrë nga Apeli shkaktoi edhe reagime të forta, sidomos nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili kërkonte kapjen e gjithë atyre që ai i quante “peshq të mëdhenj”.

Ai është një nga gjyqtarët, për të cilët anëtarët e grupit të Shullazit kërkonin dorëheqjen, ndërsa u zbulua se ai ishte goditur me automjet nga vëllai i Gilmando Danit dhe ishte marrë në mbrojtje nga Policia. Gjatë një seancë, mësohet se Dani ishte shprehur se gjyqtari Vrioni kishte konflikt interesi pasi kishte gjykuar edhe çështjen “Vollga”.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë!”.

Ish-gjyqtari Vrioni u largua nga gjykimi i çështjes në verën e 2018 pas hedhjes së shortit.

Mbrëmjen e sotme në mes të qytetit të Elbasanit janë djegur makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe e vajzës së tij, të cilat ishin parkuar poshtë banesës së tyre. Mësohet se flaka është vënë nga dy persona me maska.

Lidhur me rastin Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben vrioni kpk shkarkon arben vrionin arben vrioni kpk shkarkon arben vrionin

Sondazh

Poll