Bota

Heq kurorën dhe vesh bluzën e bardhë. Princesha suedeze i futet punës për të ndihmuar pacientët me COVID-19

17 Prill 2020, 20:14 Nga DOSJA
Heq kurorën dhe vesh bluzën e bardhë. Princesha suedeze i futet

SUEDI– Princesha suedeze Sofia, ditën e some ka bërë gjestin e rrallë. Ajo ka vendosur që të heq kurorën e Princesësh dhe të vesh bluzën e bardhë për t’u ardhur në ndihmë të infektuarve më COVID-19. Ajo ka vazhduar punë në spital pasi kreu një trajnim 3-ditor në Universitetin e Sophiahemmet në Stockholm ku është dhe anëtare nderi.

Sofia e cila është e martuar me Princin Karl Filip, nuk do të shpenzojë më gjithë kohën në Pallatin Mbretëror por do të ndihmojë vendin e saj, Suedinë, e cila edhe pse nuk e ka marrë seriozisht lufën ndaj COVID-19 duke qenë se jeta vazhdon normalisht, numëron 1 mijë e 203 viktima si dhe 11 mijë e 927 të infektuar.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi  2 milionë persona dhe kanë humbur jetën mbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,754  qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900  viktima.  COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: NDTV

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi princeshe sofia koronavirusi ne suedi princeshe sofia

Sondazh

Poll