Bota

Kina rrit me 50% numrin e të vdekurve nga COVID-19, Trump: Shifra është shumë më e lartë se aq!

17 Prill 2020, 18:24 Nga DOSJA
Kina rrit me 50% numrin e të vdekurve nga COVID-19, Trump: Shifra

SHBA– Presidenti i Amerikës, Donald Trump pretendon se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kina është shumë më i lartë sesa pretendojnë drejtuesit e vendit.

“Kina sapo ka njoftuar dyfishimin e numrit të vdekjeve nga armiku i padukshëm. Shifra është shumë më e lartë se kaq dhe shumë më e lartë se Amerika. Madje as që na afrohen,”-shkruan Trump në Twitter.

Numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Wuhan u ngjit me 50 përqind, pasi autoritetet kanë numëruar edhe vdekjet e para që shkaktoi pandemia.

Ditën e djeshme ky grup ekspertësh kreu një korrigjim në shifra duke shtuar numrin e viktimave në Ëuhan me 1.290, ndërsa totalin në 3.869. Ndërkohë deri më tani Amerika shënon më shumë 33 mijë jetë të humbura.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll