Bota

Rrezikon të bëhet si Italia nga Covid-19/ Gjermania hap bizneset për të ringritur ekonominë e vendit

17 Prill 2020, 19:31 Nga DOSJA
Rrezikon të bëhet si Italia nga Covid-19/ Gjermania hap bizneset

FRANKFURT- Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën përfshirë edhe Gjermaninë, por megjithatë shumica e fabrikave të vendit janë duke bërë plane që të mbështesin ekonominë e vendit, që ka pasur një rënie si shkak i izolimit.

Disa biznese në vend si ajo e prodhimt të maskave i janë futur punës për të punuar sa më shumë, në mënyrë që t’i shpërndajnë në Evropë dhe SHBA. Arsyeja kryesore e tyre edhe pse rrezikojnë për infektimin me Covid-19, është që të mbajnë ‘gjallë’ ekonominë e vendit.

Por sipas mediave Gjermania mund të jetë drejt rrugës si Italia, pasi mendon për ekonominë në këtë  krizë.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,754 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: Wsj

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne bote koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll