Bota

Franca nuk njeh ulje, 761 viktima dhe 1,909 raste të reja nga COVID-19 gjatë 24-orëve

17 Prill 2020, 20:00 Nga DOSJA
Franca nuk njeh ulje, 761 viktima dhe 1,909 raste të reja nga COVID-19

FRANCË– Në 24 orët e fundit janë shënuar 761 viktima në Francë nga COVID-19, duke e çuar në 18.681 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Ndërsa në vend janë shënuar 1,909 raste të reja, me një numër të përgjithshëm prej 147.969 të prekur.

Gjithsej janë shëruar 34.420 persona, ndërkohë që 6027 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit, në Francë janë bërë 333.807 testime.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi  2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,754  qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900  viktima.  COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: Worldmeters

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll