Aktualitet

Disa fshatra të Gjirokastrës pa energji elektrike, banorët: OSHEE i di problemet por nuk ndërhyn

24 Mars 2019, 19:40 Nga DOSJA
Disa fshatra të Gjirokastrës pa energji elektrike, banorët: OSHEE

Gjirokastër– Që prej orës 8 të mëngjesit disa fshatra të Gjirokastrës vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike. 

Burime thanë për Dosja.al se pa energji elektrike janë fshatrat: Krahës, Kalovaç, Toc, Anvajos, Qesarat, Sinanaj, Iliras, Matohasanj, Koshtan dhe Kamçisht  pjesë e Bashkisë së Memaliajt. 

Banorët shprehen se po ju prishen të gjitha produktet e bulmetit, per pasojë edhe pronaret e biznesve të ndryshme që operojnë në këtë zonë  janë të detyruar të mbyllin bizneset.

Këto fshatra prej vitesh vuajnë nga mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar edhe pse shpesh herë këtë problem banorët e kanë trajtuar edhe në media asnjë masë nuk është marrë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët fajesojne oshee gjirokastra pa energji banorët fajesojne oshee gjirokastra pa energji

Sondazh

Poll