Heq maskën për t’i buzëqeshur kamerës, mjeku Dhimitër Kraja mban premtimin, rikthehet të ndihmojë tek Infektivi, kolegu
17 Prill 2020, 13:27Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja apo i njohur si Dr.Luli premtoi se do të rikthehej në spital për të ndihmuar kolegët pasi të shërohej plotësisht nga koronavirusi. Dhe e ka mbajtur fjalën…
Sot Dr.Luli është rikthyer në pavionin e Spitalit Infektiv për të ndihmuar kolegët, edhe pse pas më shumë se 40 vitesh punë kishte dalë në pension. Foton e profesorit në pavion e ka postuar mjeku radiolog Renato Osmani, i cili në komentin e tij shkruan: “Eminenca sërish në punë! Flm Prof. Kraja!”.
Kraja iu bashkua kolegëve të tij pasi kishte dalë në pension për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19, në spitalin Infektiv, ku dhe u infektua nga koronavirusi. Për fat të mirë tashmë ai arriti ta mundte koronavirusin por infektimi i tij trishtoi mbarë opinionin publik si shembulli i vetësakricës përballë COVID-19.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Reparti special RENEA ka hapur një tender kërkon të blejë 2500 maska mbrojtëse si dhe 2000 doreza njëpërdorimshmepër të gjithë efektivët. Autoritet...
KUKËS- Pasi qeveria vendosi urdhrin që të gjithë shtetasit shqiptar të cilët do të hyjnë në vendin tonë nëpërmjet pikave doganore duhet të karantinohen në ...
TIRANË– Florenc Llanaj, ish-drejtori i spitalit të Sarandës që u arrestua për drogë, nuk është i infektur me Covid-19. Mësohet se Llanaj i është nën...
Tiranë- Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranës-Durrës, ku një makinë tip “Volswagen” është përmbysur në rrugë. Raportohet për persona t...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar së fundmi se stafi mjekësor i Traumës ka përballuar në këtë periudhë më shumë se 450 ndërhyrje...
BERAT– Edison Skëndo, mjeku që u la në detyrim paraqitjej, një ditë pasi u vu në pranga pas dhunimit nga drejtori Hasan Ahmeti, është shprehur përpara kamerave ...
BERAT– Mjeku Edison Skëndo, i cili një ditë më parë u vu në pranga pasi akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë është liruar nga qelia. Pamjet e sigurar...