Aktualitet

Hapet tenderi! RENEA kërkon 2500 maska e doreza për të mbrojtur efektivët, kërkesat që duhet të plotësojë fituesi

17 Prill 2020, 13:19 Nga DOSJA
Hapet tenderi! RENEA kërkon 2500 maska e doreza për të mbrojtur

TIRANË– Reparti special RENEA ka hapur një tender kërkon të blejë 2500 maska mbrojtëse si dhe 2000 doreza njëpërdorimshmepër të gjithë efektivët. Autoriteti Kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, për blerjen e “materialeve për pastrim e dizenfektim”.

Gara është hapur ditën e sotmë në orën 10:00 të paradites, dhe do të zgjasë për 5 ditë deri më 21 prill, ku edhe do të shpallet kompani fituese. Kjo e fundit do të duhet të sigurojë për një çmim të ulët maska dhe doreza për RENEA-t.  Maskat e  fytyrës duhet të jenë me material të plotë pambuku ose filtëri,  me dy ose më shumë shtresa.

Edhe pse vendi është në ‘shtetrrethim’ nga koronavirusi, efektivët e repartit special RENEA ende vijojnë me operacionet në terren, dhe vetëm pak javë më parë prangosën dy të shumëkërkuarit, vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuzohen për grabitjen e Rinasit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi renea tenderi per renea koronavirusi ne shqiperi renea tenderi per renea

Sondazh

Poll