Art&Argëtim

Arjola Shehu nuk e duron dot këngëtaren shqiptare: Disa njerëz janë shumë negativë

25 Mars 2019, 08:43 Nga DOSJA
Arjola Shehu nuk e duron dot këngëtaren shqiptare: Disa njerëz

Moderatorja, Arjola Shehu u përfol shumë për largimin e befasishëm nga Klan TV ku prezantonte emisionin e gatimit. Vendin e saj, e zunë Alfio dhe Indriti, të cilët moderojnë tashmë këtë emision. Arjola nuk dha shumë shpjegime lidhur me faktin se si u largua, por na la të nënkuptojmë që ka pasur keqkuptime.

Megjithatë Arjola sot ka një tjetër projekt. Ajo po merret me prezantimin e ‘Netët e Klipit Shqiptar’ dhe mesa duket ndjehet mirë me këtë përfshirje.

E ftuar në thumb ajo ka treguar se është një këngëtare shqiptare që ajo nuk do ta ftonte kurrë në emision, sepse sipas saj është arrogante dhe e pasjellshme, por ka preferuar të mos ja publikojë emrin, duke na lënë të kuptojmë se është një këngëtare me emër.

“Me kalimin e kohës kam kuptuar se me këtë profesion që ne bëjmë duhet të tregohemi edhe tolerantë dhe ta bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Patjetër që unë kam antipatitë e mia. Arrogancën sidomos. Në momentin që unë të sillem si një njeri i thjeshtë, sillem mirë dhe nuk dua të tregoj një gjë të madhe, ti mos e bëj. Ka qenë një artist mes artistëve. Është sjell kështu para intervistës. Disa njerëz janë shumë negativë. Eshtë femër. Këngëtare është”,-ka rrëfyer moderatorja ,Arjola Shehu për emisionin ‘Thumb’.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arjola shehu arroganca emision këngëtare moderatore arjola shehu arroganca emision këngëtare moderatore

Sondazh

Poll