Art&Argëtim

Shuma marramendëse që fiton Elvana për një natë, Valdrin Sahiti e thotë troç

23 Mars 2019, 22:20 Nga DOSJA
Shuma marramendëse që fiton Elvana për një natë,

Valdrin Sahiti përveçse është  stilisti i këngëtares, Elvana Gjata është dhe miku i saj më i mirë. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ai ka folur për marrëdhënien e tij të ngushtë me këngëtaren dhe për ndikimin që ai ka pasur në jetën e saj.

Stilisti ka treguar që ka qenë një shtysë e madhe për Elvanën, që ajo të ndërrojë stil dhe të shpenzojë më shumë për veten. Madje ai tregon një moment kur Elvana i ka treguar që ka blerë tre çanta nga 50 euro, ndërsa Valdrinit kjo i është dukur qesharake në krahasim me shumat që ajo fiton në një natë koncerti.

“Elvana është shumë e përqëndruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp 20 mijë euro  merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firme. Të pakten një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë tre të tilla nga 50 euro online”,-ka rrëfyer stilisti Valdrin Sahiti.

Mirëpo ajo që na tërhoqi vëmendjen është se Valdrini nxorri edhe një sekret që ne nuk e dinim. Elvana Gjata fiton plot 20 mijë euro në një natë koncerti.

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata fitime këngëtare shumë marramendëse valdrin sahiti elvana gjata fitime këngëtare shumë marramendëse valdrin sahiti

Sondazh

Poll