Art&Argëtim

Ermali risolli ‘Xhimin’ në Portokalli, por ja kush ishte arsyeja e vërtetë

25 Mars 2019, 08:17 Nga DOSJA
Ermali risolli ‘Xhimin’ në Portokalli, por ja kush ishte

Ermal Mamaqi pas 12 vjetësh vendosi t’i rikthehet skenës së Portokallis, por jo për një kohë të gjatë. Ai është prezantuar si personazhi që realizonte para shumë vitesh ‘Xhimi’ dhe të gjithë e pritën me padurim pjesën ku do të aktronte aktori i humorit.

Sigurisht mbrëmja e djeshme ishte një rekord audience në Portokalli, por Ermali ishte thjesht një Mysafir në ‘dyert’ e emisionit.

Rikthimi i Ermalit ishte i suksesshëm dhe mbajti të mbërthyer pas ekranit të gjithë ata njerëz që dikur e shikonin me kënaqësi grupin ‘THE SHBLSH’.

Një nga arsyet e pjesmarrjes së aktorit në Portokalli ishte dhe promovimi që i bëri premierës ‘Dy gisht mjaltë’ që do jepet në të gjitha kinematë për katër ditë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim mysafirë të tjerë ndër aktorët e famshëm të humorit që kanë vite të larguar nga Portokalli!

 

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor humori ermal mamaqi portokalli rikthim aktor humori ermal mamaqi portokalli rikthim

Sondazh

Poll