Art&Argëtim

Rrëfen si hoqi dorë nga alkooli, Kastro Zizo: Ishte një moment që degradova

24 Mars 2019, 17:39 Nga DOSJA
Rrëfen si hoqi dorë nga alkooli, Kastro Zizo: Ishte një moment

Kastro Zizo duket se e ka lënë pas periudhën e errët të jetës së tij, ku për një kohë të gjatë ishte nën varësinë e pijeve alkoolike. Së fundmi e kemi parë të moderojë emisionin ‘Late Night Show’ në televizionin Ora News dhe duket se çdo gjë ka fituar stabilitet në jetën e tij.

Megjithatë të gjithë e mbajmë mend varësinë e këngëtarit ndaj alkoolit, dhe shfaqjet e tij publike nën efektet e pijes. Ajo që i bën kuriozë të gjithë është si e la këtë ves, që e mundonte për shumë vite, Kastro?

I ftuar në ‘E diell’ ai nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje dhe ka rrëfyer që e mori këtë vendim të rëndësishëm të jetës së tij, pasi kishte degraduar dhe po lëndonte njerëzit më të dashur.

“U bënë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime. Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe I thash vetes se unë nuk jam kaq I vogël, nuk mund t’ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga unë, por  kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas”-ka rrëfyer këngëtari Kastro Zizo.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kastro zizo këngëtar moderator si e la alkoolin varësi kastro zizo këngëtar moderator si e la alkoolin varësi

Sondazh

Poll