Art&Argëtim

Ed Sheeran ka dhuruar 1 milion paund për bamirësi në Suffolk

17 Prill 2020, 12:46 Nga DOSJA
Ed Sheeran ka dhuruar 1 milion paund për bamirësi në Suffolk

BRITANI– Ed Sheeran raportohet se ka dhuruar më shumë se një milion paund për bamirësi në Suffolk. Sipas ‘The Sun’, bamirësia është bërë për organizatat lokale përfshirë dhe repartin e spitalit të fëmijëve në Ipswich.

Artisti, 29-vjeçar, ende jeton në Suffolk dhe donte të bënte diçka për të ndihmuar banorët në këtë situate të pandemisë Covid-19.

Një burim i tha ‘The Sun’: Është një kohë e tmerrshme dhe Ed dëshiron të bëjë atë që mundet për të ndihmuar. Ai ka ndarë një shumë prej një milion paund midis organizatave bamirëse lokale për t’u përpjekur të lehtësojë shtrëngimin e komunitetit të tij lokal. Ed është shumë i përfshirë në zonë dhe e di se dhurimet e tij do të bëjnë një ndryshim masiv.

Kujtojmë që edhe artistë e këngëtarë të tjerë nëpër botë kanë nisur të ndihmojnë sado pak njerëzit e izoluar, përmes fushatave të bamirësisë.

Burimi: TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ed sheeran ed sheeran dhuron 1 milione paund koronavirusi në britaninë e madhe ed sheeran ed sheeran dhuron 1 milione paund koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 08:32

TIRANË– Shqipëria është nën karantinë, por kjo nuk ndal balerinët që të sjellin krijimet e tyre artistike, edhe pse të izoluar. Teatri Kombëtar i Ope...