Art&Argëtim

E ngjashme me një zombie, kopja ‘e frikshme’ e Angelina Jolie sëmuret rëndë me Covid-19! 22-vjeçarja s’lejohet të da

17 Prill 2020, 11:52 Nga DOSJA
E ngjashme me një zombie, kopja ‘e frikshme’ e Angelina Jolie

IRAN– E cilësuar si kopja e shpërfyturuar e aktores Angelina Jolie, 22-vjeçarja nga Irani është infektuar me koronavirus dhe po lufton me jetën.

E arrestuar kohë më parë për aktivitetet e saj në mediat sociale, Sahar Tabar, emri i vërtetë i të cilës është Fatemeh Khishvand është në një ventilator pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Qendra për të Drejtat e Njeriut me qendër në SH.B.A. tha se një gjykatës në vend, refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë dhe e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Sahar u arrestua në tetor me akuzat përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion. mAjo u arrestua me urdhër të gjykatës në Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral’.

Ylli i mediave sociale mori famë në vitin 2017 pasi ajo raportohet se kishte kryer 50 operacione për ta bërë atë të duket si aktorja e famshme, Angelina Jolie. Ajo më vonë konfirmoi se pamja e saj ishte arritur kryesisht përmes make-up dhe redaktimit.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja angelina jolie covid-19 iran kopja e frikshme e angelina jolie sahar tabar aktorja angelina jolie covid-19 iran kopja e frikshme e angelina jolie sahar tabar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 08:32

TIRANË– Shqipëria është nën karantinë, por kjo nuk ndal balerinët që të sjellin krijimet e tyre artistike, edhe pse të izoluar. Teatri Kombëtar i Ope...

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 07:37

Shgqipëri- Publikohet historia e panjohur e ish-ushtarakut të lartë të Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Pandeli Përmetit me origjinë nga fshati Bual i Përmetit ...