Art&Argëtim

“Na ka prishur ekuilibrat”, Rezear Xhaxhiu ‘përplaset’ me të shoqen për karantinën, Laura: Shyqyr s’na mun

17 Prill 2020, 11:53 Nga DOSJA
“Na ka prishur ekuilibrat”, Rezear Xhaxhiu

TIRANË– Gazetari Rezear Xhaxhiu mednon se mbyllja në shtëpi, në karantinë i ka prishur shumë ekulibra të jetës, ndërsa gruaja e tij s’e mendon këtë gjë, por është e lumtur që ka kohë të merret me yoga.

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan, çifti Xhahiu treguan se si po e kalonin kohën në karantinë, dhe gazetari zbuloi disa sekrete të gruas, Laurës, e cila është e vetmja Face Yoga Coach në Shqipëri. Ajo ka përgatitur programe, por dhe trajnime për të stimuluar 57 muskujt, të cilat mbajnë të gjitha pjesët e fytyrës.

Pjesë nga biseda

Laura Xhaxhiu: Mundohem ta kaloj këtë periudhë sikur s’ka ndodhur gjë, pavarësisht se hija e tensionit dhe stresi na vërtitet të gjithëve. Por dua të them që fakti që jemi me njerëzit e shtëpisë, fakti që jemi me njerëzit e dashur dhe që s’na mungon asgjë brenda, jemi shumë mirë.

Rezear Xhaxhiu: Nuk jam shumë dakord, me këtë rozën që po e ngjyen Laura këtë historinë sepse për hir të së vërtetës na ka prishur shumë ekulibra. Na ka prishur ekulibra personale, të raportit me jetën e perditshme por edhe të raporteve të tjetra.

Laura Xhaxhiu: Nuk ishte rozë, nuk ishte ngjyrë kjo e imja. Shiko një sekondë, kjo gjëja ime ishte ta shikosh gjënë në mënyrë pozitive.

Rezear Xhaxhiu: Mirë dakord po…

Laura Xhaxhiu: Thjesht kaq!

Rudina Magjistari: Një yogiste e vërtetë!

Rezear Xhaxhiu: Tregoj ca sekrete tani!

Laura Xhaxhiu: Sekretet e mia?

Rezear Xhaxhiu: Sepse gjithë kohës ka ndezur gjithë motorët dhe shyqyr që jam thotë 24 orë në shtëpi, për të rikuperuar kohën e kaluar që e ndante midis zyrës dhe aktiviteteve.

Laura Xhaxhiu: Me thënë të drejtën, mua perosnalisht nga njëra anë më ka ardhur mbarë sepse me dy aktivitete që kam unë dhe të punosh çdo ditë në zyrë nga 8 orë dhe të vazhdosh të punosh për një biznes privat gjatë ditës, nuk të dalin 24 orë. Kështu që për shkak të një pjesë të madhe të aktiviteteve të stopuara, i bie që tani që jam në shtëpi, punoj me kapacitet të plotë për gjithë pjesën e biznesit të Face Yoga. Ka shumë punë për të bërë, ka shumë punë parapërgatitore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz laura xhaxhiu rezear xhaxhiu laura xhaxhiu rezear xhaxhiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 08:32

TIRANË– Shqipëria është nën karantinë, por kjo nuk ndal balerinët që të sjellin krijimet e tyre artistike, edhe pse të izoluar. Teatri Kombëtar i Ope...