Art&Argëtim

Me maskë dhe doreza shtëpi më shtëpi, Meghan Markle ‘detyron’ Princ Harry-n të shikojë me sytë e tij realitetin e hid

17 Prill 2020, 12:13 Nga DOSJA
Me maskë dhe doreza shtëpi më shtëpi, Meghan Markle

LOS ANGELES– Meghan Markle dhe Princi Harry janë fotografuar për herë të parë në Los Angelos duke dhuruar pako me ushqime shtëpi më shtëpi, pasi dukesha ka pasur dëshirë që bashkëshorti i saj ta shihte qytetin ‘përmes syve të filantropisë’.

Duka dhe Dukesha u panë duke shpërndarë pako ushqimore në emër të Projektit Jofitimprurës Angel Food me bazë në Los Angeles të mërkurën. Një ekip sigurie shoqëroi çiftin nga afër, por ata vendosën të shkonin derë më derë, për t’ja dhënë ushqimin vetë nevojtarëve.

Të veshur me xhinse, Harry dhe Meghan të dy ndoqën rregullat e reja të Kalifornisë për sa i përket maskave të fytyrës, dhe dorezave.

Meghan dhe Harry u ofruan dy ditë në organizatën vullnetare, të cilët gatuajnë dhe u ofrojnë ushqime njerëzve me sëmundje kritike, që janë në një rrezik më të madh mes pandemisë së vazhdueshme të COVID-19.

Asnjë nga klientët e bamirësisë nuk e dinin që Duka dhe Dukesha do të jepnin ushqimin, dhe as nuk ishte paralajmëruar për ardhjen e tyre.

Në përpjekje për të mbajtur një profil të ulët, Harry dhe Meghan zyrtarisht nuk u prezantuan si çifti mbretëror. Në vend të kësaj ata i thanë: “Këtu është ushqimi juaj dhe ju falënderojmë. Shpresojmë që të jeni mirë”.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz duka dhe dukesha e sussex meghan markle princ harry duka dhe dukesha e sussex meghan markle princ harry

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2020, 08:32

TIRANË– Shqipëria është nën karantinë, por kjo nuk ndal balerinët që të sjellin krijimet e tyre artistike, edhe pse të izoluar. Teatri Kombëtar i Ope...