Aktualitet

Skena hollivudiane e ndjekjes këmba-këmbës nga Policia, Apeli nxjerr nga burgu ish-efektivin Mirsad Kuçana, e lë në ‘

16 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
Skena hollivudiane e ndjekjes këmba-këmbës nga Policia, Apeli

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-efektivin e Policisë, Mirsad Kuçanën duke e nxjerrë nga burgu.

Trupa gjykuese ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për ish-efektivin, i cili pak javë më parë përplasi me mjetin e tij tip BMW dy patrulla të Policisë.

Mirsad Kuçana, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 u arrestua nga Policia e Tiranës më 17 mars teksa ndodhej në një makinë tip “BMW” me targa të huaja, bashkë me të vëllain, E.Kuçana.

Atij iu bë shenjë që të ndalonte dhe nuk i është bindur policisë por ka shtuar shpejtësinë, duke goditur dy mjete të Policisë Rrugore dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ai është nisur drejt Vorës dhe pas tij në ndjekje kanë qenë efektivët e Rrugores, si në filma. Pranë Vorës, Kuçana ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë bashkë me të vëllain, por është kapur dhe prangosur.

Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën edhe 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emrin e tij. Policia e Shtetit e akuzon atë tashmë për “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrim prone”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa vëllai i tij shtetasi E. K. Është proceduar penalisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mirsad kucana plani i masave per covid-19 policia tirane vrasje enton nikes mirsad kucana plani i masave per covid-19 policia tirane vrasje enton nikes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2020, 18:51

FRANCË- Shumë pacientë që e kanë fituar betejën e tyre me koronavirus janë duke menduar të dhurojnë plazmën për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tj...