Aktualitet

Lubonja kundër ndryshimit të Kodit Penal: Ashpërsimi i dënimit bëhet për të frikësuar qytetarët

16 Prill 2020, 20:25 Nga DOSJA
Lubonja kundër ndryshimit të Kodit Penal: Ashpërsimi i

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot ndryshimet në Kodin Penal, ku janë ashpërsuar dënimet për ata që shkelin rregullat gjatë situatës së pandemisë dhe përhapin virusin. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Lubonja tha se këto dënime të rënda janë për të frikësuar qytetarët dhe se politika në Shqipëri bazohet mbi thëniet e vjetra; “druri ka dalë nga xheneti, ose frika ruan vreshtin”.

Problemi kryesor që kishte kjo ishte amendamenti shtesë i kodit penal që krijoi një shqetësim që përmendte shifrën deri në 15 vjet burg për ata që shkelin karantinën. Ajo është ndryshuar, por unë mendoj se nuk duhet harruar. E mora amendamentin e propozuar, pasi që atje duhet të nisë debati ynë. Është qëllimi, këtu më del qëllimi i parë i atyre që e kanë ideuar. Shtesa fraksion 1, fraksion 2, ishin jo organike. Nëse unë dal befas dhe infektojë dikë, dënohem nga 5 deri në 15 vjet.

Qëllimi është që t’i futet frika njerëzve që mos të dalin. Unë nuk mendoj se politika duhet të jenë bazuar mbi thënien tonë të mallkuar dhe vjetër; “druri ka dalë nga xheneti, “ose frika ruan vreshtin”, që ka ushqyer diktatorët në këtë vend. Ne kemi nevojë që këtë krizë ta trajtojmë me solidaritet”, u shpreh Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal fatos lubonja masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2020, 18:51

FRANCË- Shumë pacientë që e kanë fituar betejën e tyre me koronavirus janë duke menduar të dhurojnë plazmën për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tj...