VD/ Drejtori i Policisë së Beratit u denocua se rrahu mjekun, Policia: Doktori qëlloi i pari me shkelm
BERAT- Mjeku Edison Skëndo në Berat është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorit për një incident të ndodhur gjatë ditës së sotme. Familjarët e mjekut kanë denoncuar në tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”, se Edison Skëndo u ndalua nga policia sapo doli nga pallati ku banon. Ata pretendojnë se u dhunua nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti. Sipas pretendimit të tyre, gjithçka nisi për autorizimin që mjeku Edison Skëndo duhet të kishte për të dalë nga banesa.
Familjarët sqarojnë se Skëndo është mjek në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ai shoqërohej nga kushëriri i tij farmacist dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë, kur u përballën me kreun e Policisë së Beratit. Gjithnjë sipas familjarëve, Ahmeti nuk ishte i veshur me uniformë dhe po kalonte rastësisht në rrugë kur u përball me mjekun, të cilin e pyeti se për ku ishte nisur dhe nëse kishte me vete autorizim për të dalë.
Por pas debateve verbale, mes mjekut Skëndo dhe drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti, pati kontakt fizik. Nga ana tjetër, tvklan.al u interesua pranë organeve kompente për këtë incident dhe mësoi se mjeku Edison Skëndo është tashmë i arrestuar me urdhër të prokurorit. Sipas policisë, incidenti u provokua nga mjeku Skëndo. Burimet policore thonë se ishte mjeku ai që qëlloi i pari me shkelm drejtorin e policisë pasi nuk dispononte autorizim për të dalë.
Ndërsa nga pala tjetër, pra familjarët e mjekut, pretendojnë se Skëndo u dhunua pa asnjë motiv nga drejtori i Policisë së Beratit.
(Marrë nga Tvklan.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Programi i riatdhesimit, Minisrtria publikom listën e udhëtimeve: Do bëhen në datat 18 dhe 19 prill
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije listën e fluturimeve për që do janë pjesë e programtit të riatdhesimit. Në një postim në ...
Avokatja e Popullit kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Shqiptarët i respektojnë masat, t’i dënosh me burg e tepërt
TIRANË- Avoktja e popullit, Erinda Ballanca, ka kritikuar ashpër qeverinë për masat e marra. Duke iu referuar dënimeve të ashpra deri në 8 vite burg për at...
“Përballja s’ka përfunduar”, Manastirliu publikon shifrat: Për 5 ditë me radhë numri i të shëruarve ka qenë në i
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot një grafik për ecurinë e COVID-19 në Shqipëri shkruan se për 5 ditë më radhë nurmi i ...
‘Do iu vras!’/ Bossi i “heroinës për të varfërit” kapet mat nga policia italiane, shqiptari ‘tërbohet
ITALI– Një 40-vjeçar italian me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia e Crescenzagos, pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë nark...
“Patronët” e rrugës në Venecia/ Kush janë 7 shqiptarët që vunë pas vetes policinë italiane, Aleksandër Zhava nr.1 i
ITALI– “Ata shisnin afër gjysmë kilogramë lëndë narkotike në muaj,”-kështu nis artikulli i mediave italiane për anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të dro...
Sa po dilte nga hyrja e pallatit, si u dhunua në pragun e shtëpisë mjeku në Berat, Dosja.al siguron videon kur drejtori i Po
BERAT- Dosja.al ka siguruar momentin kur drejtori i Policisë së Beratit ka dhunuar mjekun e urgjencës. Si siç shihet dhe në VIDEO, mjeku Edison Skëndo ës...
Përplasi me makinë 8-vjeçarin tek dera e shtëpisë në Paskuqan, polici lihet i lirë pas dëshmisë në komisariat
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në Paskuqan, ku një fëmijë mbeti i plagosur. Policia për këtë ngjarje nuk ka dhënë asnjë njoftim...
Ndyshimi i KP, gazetarja: U falsifikua procedura parlamentare, disa deputetë kishin ikur në shtëpi gjatë votitmit të dytë
TIRANË- Gazetarja Esiona Konomi ka hedhur sot dyshime të forta për mënyrën se si u votuan ndryshimet në Kodin Penal. Sipas saj është falsifikuar procedura ...
“Me COVID-19 do bashkëjetojmë për disa vite”, epidemiologu Ulqinaku: S’ka asnjë shenjë të zhduket
TIRANË- Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka shuar të gjitha shpresat nëse COVID-19 do të zhduket me kalimin e muajve, e në verë siç ishte thënë më herët...