Aktualitet

Koncert në kohë karantine, Bashkia e Tiranës ‘ndjek’ Bocellin dhe mbledh këngëtarët shqiptarë: Dilni në ballkone e d

16 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
Koncert në kohë karantine, Bashkia e Tiranës ‘ndjek’

TIRANË– Kur Tirana, Shqipëria dhe e gjithë bota mbarë është izoluar si shkak i përhapjes së koronavirusit,  Bashkia Tiranë ka marrë një tjetër nismë interesante gjatë kësaj kohe të vështirë, në mënyrë që të largojë sado pak stresin dhe mërzinë për qytetarët që janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Bashkia e ka quajtur nismën  MUSIC FOR HOPE, “Tirana Këndon”, ku  qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësi të shijojnë koncerte falas nga shtëpitë e tyre.

Koncertet do të mbahen mes datave 15 deri në 20 prill, në lagje të ndryshme të  Tiranës,  ku çdo kush do mundet të bëhet pjesë e një koncerti nga ballkoni ose  dritarja e shtëpisë.

Në këto koncerte do të jenë emrat më të njohur të muzikës si shqiptare, si  Redon Makashi, Kozma Dushi, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Denisa Xhemnica si dhe shumë DJ të famshëm shqiptarë, që kanë pranuar të lumturojnë qytetarët  në këto ditë karantine, me një atmosferë ndryshe që po e përjetojnë prej më shumë se një muaji.

Mbetet vetëm të zbuloni kur zhvillohet koncerti në lagjen tuaj, e të dilni në ballkon apo dritare për ta ndjekur.

Sigurisht që koncertet nuk do të jenë nga ata që  jemi mësuar të shohim para se të shpërthente Covid-19, por të mbledhur nëpër parqet e lagjeve dhe mes pallateve çdo kush do të mbajë distancën që kërkohet. Këngëtarët, operatorët, Dj dhe të gjithë të tjerët që  do të marrin pjesë do t’iu përmbahen rregullave të kërkuara, ndërasa qytetarët do ta ndjkein nga ballkoni apo dritarja e shëpisë.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe  Tenori i njohur, Andrea Bocelli dhuroi një koncert madhështor, përmes platformës “Youtube”, në kuadër të festës së Pashkëve që kaluan në heshtje për shkak të pandemisë së Covid-19. Mesa duket edhe Bashkia Tiranë ka ndjekur të njëjtin shembull, duke mbledhur këngëtarët shqiptarë që të këndojnë për qytetarët e izoluar.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea bocelli bashkia tirane koronavirusi ne shqiperi andrea bocelli bashkia tirane koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll