Aktualitet

Qarku Shkodër ‘vatër e nxehtë’ infeksioni/ Rasti i parë me COVID-19 në Kryebushat të Vaut të Dejës

16 Prill 2020, 12:18 Nga DOSJA
Qarku Shkodër ‘vatër e nxehtë’ infeksioni/ Rasti i

Shkodër- Qarku i Shkodrës mbetet ende një ‘vatër e nxehtë’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qark janë konfirmuar 12 raste të reja dhe numri total i të infektuar ka shkuar në 83. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë 1 infermiere e repartit të reanimacionit në Spitalin e Shkodrës, 1 pacient i shtruar në këtë spital dhe një person nga fshati Kryebushat i Bashkisë Vau të Dejës. Gjendja e të infektuarve paraqitet e stabilizuar.

Qarku i Shkodrës është një nga qarqet më problematike, sa i përket respektimit të masave  të marra për COVID-19. Pak ditë më parë, qeveria shkarkoi nga detyra, prefektin Çesk Millja dhe vendosi në vend të tij, Besfor Ramallarin. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Millja, i cili u shpreh se në në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”. Ky i fundit theksoi se  gjatë punës së tij ka zbatur të gjitha aktet normative dhe ka punuar me përgjegjësi.

Situata e COVID-19 në vend

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 518 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor. Harta e virusit është zgjeruar, pasi është konfirmuar me COVID-19 një person në Mallakastër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll