Aktualitet

Silva Bino: Nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me COVID-19

16 Prill 2020, 11:53 Nga DOSJA
Silva Bino: Nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me COVID-19

Tiranë- Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar ditën e sotme në në vendin tonë nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me COVID-19. Ajo tha theksuar se janë infektuar personel të burgjeve të inkfetuar, por jo të burgosur.

Biseda:

Gazetarja: Të burgosur të prekur me COVID-19?
Silva Bino: Jo nuk ka asnjë të burgosur të sëmurë me COVID-19 në burgun e Reçit dhe në asnjë burg të vendit tonë.

Gazetajra: Po të personeli në burgje?
Silva Bino: Tek personelit në burgje kemi pasur të infektuar, siç e kemi raportuar edhe më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar.

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 518 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja, pas testimit të 269 personave të dyshuar. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor. Harta e virusit është zgjeruar, pasi është konfirmuar me COVID-19 një person në Mallakastër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll