Sepp Blatter habit me deklaratën e tij: Botërori të mos zhvillohet në Katar, të luhet në…
16 Prill 2020, 13:43Nga DOSJA
Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, i intervistuar nga tabloidi gjerman “Bild”, në kuadër të hetimeve për korrupsion në caktimin e vendit organizator të Kupës së Botës 2022, sugjeron që eventi më i rëndësishëm futbollistik i pas dy viteve të mos zhvillohet në vendin aziatik.
“Botërori i vitit 2022? Mund ta organizojnë në SHBA në vend të kampionatit të vitit 2026. Edhe Japonia mund të bëjë të njëjtën gjë. Di që është ofruar.”
84-vjeçari zviceran është kundër ndryshimit të strukturës së kampionatit nga 32 në 48 skuadra, duke iu kundërvënë hapur idesë së presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Për fat të mirë, kampionati është akoma me 32 skuadra dhe jo me 48, sikurse dëshironte Infantino. Edhe Gjermania mund ta organizojë, por do të luhej sërish në Europë.”
Ndërsa për pezullimin e tij, Blatter përmbylli: “Hetimet janë pjesë e një komploti kundër përsonit tim. Reagimi më i mirë i FIFA-s, në këtë rast, do të ishte duke më bërë president nderi. Do ta meritoja.”
(E.Ç. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare është në kërkim të një sulmuesi cilësor për të formuar dyshen me Immobile. Kaleb Ekuban dhe Vedat Muriqi janë d...
Presidenti i Brescias Massimo Cellino është njëri prej atyre që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër rifillimit të kampionatit, madje edhe duke sfiduar Ligë...
Milot Rashica vazhdon të jetë një emër që po lakohet së tepërmi në merkaton e Werder Bremen. E ardhmja e tij është vendosur që të vijojë larg Gjermanisë, por mb...
TIRANË- Në kohë izolimi për shkak të koronavirusit, njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën e tyre. Mesfushori i Laçit, Donald Rapo e...
TIRANË- Ditën e djeshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori lajmin e keq për ndarjen nga jeta e nënës së tij. Numri një i futb...
SPANJË– Në ambjentin e Barcelonës nuk po përflitet vetëm Lautaro Martinez dhe Neymar. Ekipi katalanas po monitoron situtën e Ngolo Kante. Mesfushori ...
TIRANË- Rudi Vata ka folur edhe njëherë për temën e ndezur sa i përket Kombëtares që do të zgjedhë djali i tij, Roko. Aktualisht ky i fundit është pjesë e ...
ITALI– Një lajm i mirë ka mbërritur në ambjentin e Juventusit. Dy futbollistë e prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, e kanë fituar ...