‘Aty e patët dhe nuk e mbajtët’. Altin Lala mbron Rashicën dhe ‘shigjeton’ drejtuesit e Shqipërisë, klienti im te
15 Prill 2020, 17:20Nga DOSJA
Milot Rashica vazhdon të jetë një emër që po lakohet së tepërmi në merkaton e Werder Bremen. E ardhmja e tij është vendosur që të vijojë larg Gjermanisë, por mbetet ende për t’u zgjedhur ekipi.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Lala që njëkohësisht është edhe menaxheri i sulmuesit, në një intervistë për “ Sportin në KTV” tregon të ardhmen e klientit të tij por pa përmendur emra skuadrash.
“Janë disa gjëra që duhet të mbahen në mënyrë diskrete, por shpresojmë që vitin tjetër Miloti të luajë në Champions. Kaq mund të them për momentin, nuk mund t’ju jap një emër skuadre. Ka pasur klube interesante që ia vlejnë për Rashicën dhe që luajnë vazhdimisht në Champions League. Lazio mund ta kishte bërë këtë ndërhyrje edhe më përpara, por nuk hyn në listën e klubeve të interesuara për Milotin. Pavarësisht se Igli Taren e kam mik dhe e vlerësoj jashtëzakonisht. Kemi luajtur bashkë dhe kam vlerësim për punën e tij, por për momentin nuk luan miqësia këtu një rol por luan e ardhmja e Rashicës.”– ka thënë ai.
Por një temë e nxehtë sa herë flitet për Milot Rashicën është edhe ajo e përfaqësueses. Sulmuesi ka provuar të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë, por mospërfshirja në listën e futbollistëve të përzgjedhur për në Euro 2016 bëri që lojtari të vinte inatin përpara e të shkonte menjëherë te Kosova.
“Largimi nga Shqipëria për Kosovën? Kjo pyetje vjen shpesh herë. Unë u kam thënë që aty e patët dhe nuk e mbajtët. Mendoj që vendimi i Milotit për të luajtur për Kosovën është i duhur sepse ai është prodhim i Kosovës, ka dalë nga Vushtrria, ka dalë nga futbolli i luajtur në Kosovë. Edhe unë po të isha në vend të tij kështu do vendosja“, ka deklaruar Altin Lala.
(e.c.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në kohë izolimi për shkak të koronavirusit, njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën e tyre. Mesfushori i Laçit, Donald Rapo e...
TIRANË- Ditën e djeshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori lajmin e keq për ndarjen nga jeta e nënës së tij. Numri një i futb...
SPANJË– Në ambjentin e Barcelonës nuk po përflitet vetëm Lautaro Martinez dhe Neymar. Ekipi katalanas po monitoron situtën e Ngolo Kante. Mesfushori ...
TIRANË- Rudi Vata ka folur edhe njëherë për temën e ndezur sa i përket Kombëtares që do të zgjedhë djali i tij, Roko. Aktualisht ky i fundit është pjesë e ...
ITALI– Një lajm i mirë ka mbërritur në ambjentin e Juventusit. Dy futbollistë e prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, e kanë fituar ...
RAI ka humbur një legjendë. Eksperti i futbollit dhe basketbollit (dhe sidomos fytyra e këtij televizioni në sportin e basketbollit), Franco Lauro, është ndarë ...
Cristiano Ronaldo shpesh kritikohet për sjelljen e tij në publik. Portugezi është përshkruar edhe si antipatik, por një ish-shok i tij i skuadrës ka përgënjesht...
“T’ju paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim?! Jepni shumë penallti gabim ju. Kam dëgjuar, se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar, por për arbitrat e futboll...
Arturo Vidal do të largohet me shumë mundësi nga Barcelona në merkato e verës. Ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Quique Setien. Numri një i stolit nuk e...