Sport

Rudi Vata flet për djalin dhe ‘kunj’ Kombëtares: Është i talentuar por e pengon emri im te Shqipëria

15 Prill 2020, 15:37 Nga DOSJA
Rudi Vata flet për djalin dhe ‘kunj’ Kombëtares:

TIRANË- Rudi Vata ka folur edhe njëherë për temën e ndezur sa i përket Kombëtares që do të zgjedhë djali i tij, Roko. Aktualisht ky i fundit është pjesë e Irlandës në grupmoshat më të vogla, ndërsa edhe njëherë tjetër figura e njohur e Kombëtares shprehet se djali i tij nuk e gjen veten me ngjyrat kuqezi aktualisht.

Rudi Vata ndien se nuk është vlerësuar aq sa meritonte për kontributin që ka dhënë në Kombëtaren e Shqipërisë. Në lidhjen me “FanZone”, ish-mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi nuk e sheh të ardhmen e djalit të tij te Shqipëria.

“Fëmija im është shumë i talentuar, por ende nuk ka arritur në atë fazë që të themi për cilën kombëtare do të luajë. Unë kam dhënë shumë për Kombëtaren, por në Shqipëri nuk më kanë vlerësuar. Unë jam shqiptar dhe kam gjak shqiptari, por në fund kam dhënë shumë për vendin tim dhe e shoh veten jo të preferuar dhe si planprishës. Prandaj Roko nuk i përshtatet atij ambienti”, tha Rudi Vata.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport roko vata rudi vata roko vata rudi vata

Sondazh

Poll