Sport

Një serb për majën e sulmit, Igli Tare vijon ‘gjuetinë’ e talenteve

16 Prill 2020, 08:59 Nga DOSJA
Një serb për majën e sulmit, Igli Tare vijon

ITALI– Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare është në kërkim të një sulmuesi cilësor për të formuar dyshen me Immobile. Kaleb Ekuban dhe Vedat Muriqi janë dy emrat më të përfolur,por një tjetër emër ka dalë në horizont dhe ai është talenti i Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

Sulmuesi është vetëm 20 vjeç dhe ndiqet nga klube të shumta në Itali e jashtë saj, por Lazio është nga ato skuadra që do t’i garantonte një vend titullari dhe për më tepër do t’i përgatiste rrugën e duhur për t’u rritur e për të pasur një karrierë të shkëlqyer.

Momentalisht presidenti i klubit vjollcë, Rocco Commisso ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë prej lojtarëve të rinj që të largohen nga skuadra, por kundrejt një oferte prej 10-15 milionë eurosh nga ana e Lazios, mund të heqë dorë nga Vlahovic.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare itali lazio igli tare itali lazio

Sondazh

Poll