Sport

Juventus merr lajmin e vitit! Dy futbollistët shërohen nga koronavirusi

15 Prill 2020, 14:26 Nga DOSJA
Juventus merr lajmin e vitit! Dy futbollistët shërohen nga

ITALI– Një lajm i mirë ka mbërritur në ambjentin e Juventusit. Dy futbollistë e prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, e kanë fituar betejën e tyre me virusin vdekjeprurës.

Rugani do të ishte edhe i pari lojtar në Serie A që infektohej me koronavirus, por pas një lufte të gjatë me të arrin të fitojë edhe ndeshjen më të madhe të jetës së tij.

Juventusi sheh kështu dritë në fund të tunelit, duke qenë se do e ketë grupin e futbollistëve të shëndetshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Italian, që ndan me të gjithë këtë njoftim mjaft të bukur për ta.

Ndërkohë Italia do të vijojë të mbetet në izolim edhe muajin e ardhshëm, ndërsa shpresohet se në fund të majit mund të nisin sërish stërvitjet e klubeve.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blaise matuidi daniele rugani juventus koronavirusi ne futboll blaise matuidi daniele rugani juventus koronavirusi ne futboll

Sondazh

Poll